AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 11:14

Opozita braktis Komisionin e Sigurisë, kërkohet zbardhja e skandalit të fikjes së radarëve

Opozita braktis Komisionin e Sigurisë, kërkohet zbardhja e skandalit

 

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka njoftuar se LSI ka braktisur Komisionin e Sigurisë. Rama ka kërkuar një cikël seancash dëgjimore me krerët e sigurisë, për të zbardhur skandalin e fikjes së radarëve. Sipas Ramës, janë cënuar standartet e sigurisë dhe ka një mungesë të thellë angazhimi për të siguruar transparenë lidhur me këtë çështje.

"LSI është e vendosur për të zbardhur të vërtetën e mosfunksionimit të sistemit  të radarëve që janë fikur apo që jane komanduar nga grupet e trafikantëve të drogës", u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, edhe partia Demokratike  i ka bojkotuar punimet e këtij komisioni. Flamur Noka ka thënë se opozita së shpejti do të detajojë hapat e mëtejshme që do të ndërmerren lidhur me zbardhjen e këtij skandali.

Duket se PD dhe LSI po fuksionojnë si një parti e vetme, me aksione identike.

TPZ.AL