AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 10:10

Hysen Dedja vesh tutat e trajnerit të Lushnjës

Hysen Dedja vesh tutat e trajnerit të Lushnjës

Hysen Dedja, te Lushnja!

Një rikthim i trajnerit njohur shkodran. Pasi e ka drejtuar edhe dy herë të tjera në vitet 2000.

Gjithçka erdhi pas dorëheqjes së Artan Banos, që e mbylli aventurën e tij në krye të “lagunarëve” pas humbjes me Laçin.

Hysen Dedja është një nga ish-lojtarët dhe trajnerët e njohur shqiptar.

Ish-mbrojtësi i shquar, kapiten i Vllaznisë ka fituar pesë trofe me kuqeblutë: dy kampionate (në sezonet 1982-1983 dhe 1991-1992) dhe tri Kupa të Shqipërisë (1978-1979, 1980-1981 dhe 1986–1987).

Si trajner i Vllaznisë ka dalë kampion në sezonin 1997-1998.

Ai ka fituar dhe titullin Kampion Ballkani me Shpresat në vitin 1981

Dedja në karrierën e tij si trajner ka drejtuar Vllazninë, Luftëtarin, Teutën, Lushnjën, Laçin, Erzenin dhe Bylisin. (d.f/Tpz.al)