AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 10:44

Mbushi 100, tifozët e Napolit duan birrë falas nga Hysaj

Mbushi 100, tifozët e Napolit duan birrë falas nga Hysaj

Elseid Hysaj tashmë është një legjendë te Napoli.

100 ndeshje të mbrojtësit shkodran te klubi ku më parë ka luajtur një nga futbollistët më të mirë në botë, Armando Diego Maradona.

Dhe tifozët e Napolit nuk mund ta linin t’u shpëtonte ky jubilar.

Shumë mesazhe argëtuese nga tifozët ultras të Napolit, midis të cilave mediet sportive italiane veçojnë një prej tyre.

Pikërisht, atë të tifozëve në tribunën B, ku ata e ftojnë Hysajn t’u ofrojë birrë falas.

Një miratim nga ana e shqiptarit, që ndaj Sasuolos luajti ndeshjen e 101-të me fanelën e kaltër të Napolit. (d.f/Tpz.al)