TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Basha u ndal tek çështja Tahiri dhe u shpreh se kryeministri Rama po pengon hetimet. Sipas tij, Tahiri duhet të arrestohet për të lejuar vijimin e hetimit ndaj tij.
"Edi Rama të mos ushtrojë presion ndaj prokurorisë. Saimir Tahiri duhet të arrestohet."
Basha u pyet edhe për dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi. Basha tha se kjo dorëheqje mund të ketë ardhur si pasojë e presioneve politike, sepse SHISH hartonte raporte për kultivimin e kanabisit në vend.
"Kam konstatuar të njëjtën gjë. Mundësinë e presioneve ndaj kreut të SHISH. Nuk kam informacione konkrete. Një shërbim iinformativ që harton raporte për kultivimin e drogës ka qenë halë në sytë e narko shtetit", u shpreh Basha, duke aluduar se ndaj Visho Ajazit ka patur presione për të dhënë dorëheqjen.
TPZ.AL