AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 12:43

Ja kush është kreu i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror

Ja kush është kreu i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror

 

Mësohet se Kryeministri Rama, në takimin me Presidentin e Republikës,  ka propozuar Helidon Bendon, për marrjen e postit të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetetëror, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të Visho Ajazit.

Deri dje Helidon Bendo,  mbante postin e zv/Drejtorit të këtij instituicioni. Ai ishte emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit të Republikës nr. 9530, datë 22.04.2016.

Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH. Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA. Z. Bendo flet gjuhët anglisht dhe greqisht.

Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes së ish kreut të SHISH, Visho Ajazi.

TPZ.AL