TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debate të forta në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Pas largimit të kryeministrit Edi Rama, i cili foli sot me detaje për buxhetin e ri dhe objektivat e qeverisë në këtë mandat, mësohet se ka plasur debati mes deputetëve dhe ministrave.
Disa nga deputet e PS-së kanë shprehur ankesa direke për ministrat dhe marrëdhëniet mes tyre, edhe pas porosisë së kryeministrit.
Mësohet se deputetët që janë ankuar janë Kodheli, Sinaj, Qefalia dhe Ndreu. Ata janë ankuar se ministrat nuk u përgjigjen. I kontaktuar nga Tpz.al, deputeti Pjerin Ndrehu konfirmoi ankesën që ka ndaj ministrave. "Ministrat duhet të komunikojnë shumë më mirë me deputetët dhe bazën"- u shpreh Ndreu.
Deputetët e PS-së mësohet të kenë lëshuar akuza ndaj ministrave të kabinetit, duke thënë se “janë bërë si pronarë firmash”./TPZ.AL/