TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka zgjeruar hetimet për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni duke verifikuar disa transferta financiare që dyshohet se lidhen me persona të përfshirë në hetimet për AKSHI-n.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se prokurorët po hetojnë disa transferta të nisura nga një kompani, e dyshuar për lidhje me AKSHI-n dhe për marrëdhënie të afërta shoqërore me Ergys Agasin.
Sipas raportimit, transfertat dyshohet se ishin drejtuar drejt një kompanie në Gjermani, me të cilën mendohet se ka lidhje edhe vëllai i Vlora Hysenit.
“Prokurorët janë duke hetuar disa transferta që janë dërguar nga kompania e Orest Sotës, një prej biznesmenëve i dyshuar për lidhje me AKSHI-n dhe lidhje e ngushtë shoqërore me Ergys Agasit në drejtim të një kompania në Gjermani, aty ku mendohet se është i lidhur me këtë kompani vëllai i Vlora Hysenit.
Duhet theksuar se shuma prej 450 mijë eurosh nuk ka mbërritur në destinacion, megjithatë SPAK është duke hetuar rreth dyshimeve që mund të jenë para që rrjedhin nga manipulimi i tenderave në AKSHI dhe më pas janë kaluar tek të afërm të Vlora Hysenit”, raportoi Lala.