TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër shqiptar përfundon në pranga në Itali.
Karabinierët e komunës së Kiusdinos – në provincën e Sienës – arrestuan dje shqiptarin A.G (29 vjeç) me pasaportë belge.
Për të ishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar nga një gjykatë belge, për armëmbajtje pa leje, dhunë seksuale dhe kërcënim jete.
Shqiptari ishte vënë re dhe kontrolluar nga karabinierët e Kiusdinos disa javë më parë, nën shoqërinë e disa bashkatdhetarëve të tij, por ata nuk ishin të sigurt nëse ishte ai personi që kërkohej nga autoritet belge.
Me ta provuar që ishte ai, karabinierët shkuan në shtëpinë që e kishte strehuar A.G, por ai u paraqiti dokumente false.
Këto tentativa nuk mjaftuan dhe shqiptari tashmë ndodhet në burgun e Sienës, në dispozicion të gjykatave italiane dhe belge.
(d.f/Tpz.al)