AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 12:13

Alarm/ Dioksidi i karbonit në atmosferë, më i larti në 800 mijë vjet!

 

Përqëndrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë, u rrit në mënyrë drastike në vitin 2016, sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë.

Viti 2016,  shënoi një rritje me 50%, krahasuar me 10 vitet e shkuara.

Studiuesit thonë se kjo rritje e dioksidit të karbonit,  vjen si pasojë e aktivitetit njerëzor, dhe fenomentit "El Niño", fenomene të cilat e kanë rritur përqëndrimin e CO2,  në një nivel që nuk është parë në 800 mijë vjet.

"Kjo është rritja më e madhe që është parë ndonjëherë, në 30 vitet që ne punojmë në këtë organizatë", tha Dr. Oksana Tarasova, drejtoreshë e Organizatës Botërore të Meteorologjisë për BBC.

"Rritja me ritme kaq të shpejta e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë në atmosferë, ka potencialin të sjellë ndryshime të paparashikueshme në sistemin klimaterik...duke i shkaktuar probleme të mëdha ekosistemit dhe ekonomisë" tha Tarasova.

Sipas ekspertëve, hera e fundit që toka ka përjetuar këtë lloj koncentrimi të CO2, ka qenë 3 deri në 5 milion vite më parë. Klima në atë periudhë ka qenë 2-3 gradë më e nxehtë, dhe niveli i detit ka qenë 10-30m më i lartë, për shkak të shkrirjes së akujve në Greenland dhe Antartikën Perëndimore.

Një tjetër shqetësim i raportit, është rritja misterioze e nivelit të metanit në atmosferë, e cila ishte shumë më e lartë se mesatarja e 10 viteve të fundit. Profesor Nibet, tha se ekziston frika e një rrethi vicioz, ku rritja e nivelit të metanit të sjellë rritjen e temperaturave, të cilat më pas do sjellin lëshimin e metanit nga burimet natyrore.

Raporti është prodhuar një javë para fillimit të bisedimeve të OKB-së, për ndryshimet klimaterike, në Bonn. Pavarësisht deklaratave të Presidentit Trump, se Amerika do të dalë nga marrëveshja e Parisit, Gjermania do të mundohet të sqarojë rregullat dhe problematikat që shoqërojnë këtë marrëveshje.

Burimi: BBC / TPZ.AL