AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 11:41

“Vettingu”, Lu: Sot një ditë shprese. Rama: Jo më gjykatës të korruptuar

“Pas shumë lajmeve të këqija, sot është një ditë shprese për Shqipërinë”.

Kjo është deklarata e shkurtër dhe kuptimplote e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, pas inaugurimit të ndërtesës ku është instaluar administrata e “Vettingut”.

Edhe Kryeministri Rama reagoi përmes një shënimi në rrjetin social “Facebook”

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”.

“Reforma në Drejtësi” dhe veçanërisht “Vettingu” konsiderohet si një moment kthese për drejtësinë shqiptare, shpeshherë e komprementuar dhe e akuzuar për marrje rryshfetesh dhe vendime joligjore.

(d.f/Tpz.al)