TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një hetim 7-mujor i prokurorisë dhe policisë së Tiranës zbuloi një rrjet të gjerë prostitucioni në disa hotele të kryeqytetit dhe përfundoi me 7 të arrestuar.
Sipas hetimit rezulton se, një nga vajzat e arrestuara shërbente si “pika e kontaktit”, mes klientëve dhe vajzave të tjera që ushtronin prostitucion në Tiranë.
Transporti i tyre kryhej nga disa taksistë në kryeqytet, që gjithashtu u arrestuan.
Ndërsa vëzhgimi dhe përgjimi i kryer nga policia ka zbardhur një pjesë të mira të episodeve të porostitucionit dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet
Në një prej rasteve, policia ka vëzhguar dy nga vajzat, të cilat po përgatiteshin të shkonin me një klient.
Pak para takimit mes tyre, vajzat zhvillojnë një bisedë telefonike mes tyre, ku vajza e parë e cila ishte në lokal me dy meshkuj, i kërkon shoqes të marrë edhe prezervativë me vete. Ja pjese nga përgjimet e publikuara nga shqiptarja.com
Pjesë nga përgjimi:
099: ...zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqtë e mi po hajde mos u vono. Merr taksi se ta paguaj unë.
405: Dërgon sms ku pyet se ku dhe i thotë “Aty zemër sa kalon Freskun”.
099: Po te xxxxxxx
405: Ok po vi. Mos është ai që pi moj?
099: Jooo
405: Ok
099: Merr prezervativ
405: Nuk kam asnjë lek me vete
099: ok s’ ka gjë.
405: A je aty ku ke qenë atë ditë?
099: Po por me një shok tjetër, njëri yll bote.
405: Ok
830: E more vesh atje ti ke Gjyshi(bëhet fjalë për hotel xxxx)
123: Jo
830: E kanë kap pra.
123: Kë?
830: Atje pra, Andi a brenda me gjith Mondin.
123: Po për ça, për ato?
830: Për ato pra, kishte shku aj, ça është një taksixhi që merret kshu...
123: E Rushi
830: Ëë, e kishte çu nja dy femra
123: E kanë kap Rushin? Kur mbrëmë?
830: Parmramë
123: Po mirë, bëne mirë që më the
830: Po pra
123: Rushin kanë kap apo tjetër?
830: Andi e Mondi është mrena edhe Rushi
123: Vari k... mirë që më the
830: E pra... kush ti jep lajmet e mira ty
123: Hallall që të ruhem dhe unë, pranej
830: Rruje ti rruje, jo rruju. \Panorama\