AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 12:39

Gazetari Hoxha: Visho Ajazi paraqiti dorëheqjen në fundjavë, ja si do të zëvendësohet

Gazetari Hoxha: Visho Ajazi paraqiti dorëheqjen në fundjavë, ja

Gazetari Artan Hoxha, në një lidhje telefonike me News 24, ka sqaruar se Drejtori i SHISH, Visho Ajazi, e ka paraqitur dorëheqjen e tij në fundjavë.

Hoxha tha se takimi i Ramës me Presidentin Meta, ka ardhur për shkak të kësaj dorëheqjeje. Sipas Hoxhës, Rama i'a ka paraqitur këtë dorëheqje Metës.

"Dorëheqja është paraqitur fundjavën e kaluar. Takimi i Ramës dhe Metës ka qenë për të miratuar këtë dorëheqje dhe për të diskutuar kandidaturat e mundshme. Së pari duhet të ketë një kandidaturë e cila do të pranohet edhe nga aleatët tanë", u shpreh Hoxha.

Mësohet se kryeministri Rama, i ka paraqitur Presidentit Meta, kandidaturën për zëvendësimin e Ajazit. Konfirmohet se bëhet fjalë për Helidon Bendon, i cili ka mbajtur detyrën e zv.Drejtorit të SHISH që prej vitit 2016.

TPZ.AL