AKTUALITET, 2 Tetor 2017, 11:45

Ambasadori Donald Lu: Shullazi bën trafik droge nga qelia!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka nisur ditën e sotme me disa deklarata shumë të forta. Lu mori pjesë në 20 vjetroin e Shkollës së Magjistraturës nga ku foli edhe për gjendjen e kriminalitetit në vend dhe gjendjen e drejtësisë, që ndryshe sillet me qytetarët si Fildes Hafizi, dhe ndryshe me kriminelët. Ambasadori Lu foli për Emiljano Shullazin dhe shprehu dyshimin se Shullazi vijon trafikimin e drogës nga qelia.

"Disa media pretendojnë se Shullazi vijon të bëjë trafik droge dhe armësh nga qelia".

Ambasadori Lu u ndal  edhe tek Klemend Balili, i cili vazhdon të jetë në arrati, dhe u shpreh se ai ka arritur të shpëtojë nga drejtësia për 18 muaj me rradhë. Balili ka qenë në fokus të ambasadorit për një kohë të gjatë.

Këto akuza të rënda, vijnë pas deklaratës së Lu, i cili i drejtohej qytetarëve shqiptarë duke i thënë se qeveritë që nuk i përgjigjen popullit duhen rrëzuar.

Ambasada Amerikane në Tiranë zbardhi fjalën e plotë te ambasadorit.

"Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. 

Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant  ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së  prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.Ka edhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri. Pyesni cilindo oficer policie dhe ai apo ajo do të tregojë edhe një duzinë tjetër drejtuesish të krimit që meritojnë të jenë në burg."    /TPZ.AL /