TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 27 vjeçar, me inicialet A.C, pasi ka bërë kallzim të rremë se është grabitur nga njerëz të armatosur. Policia sqaron se 27 vjeçari ka humbur paratë në disa pika të basteve sportive, dhe më pas ka bërë kallzim se i janë vjedhur 500 000 lekë.
Njoftimi i policise:
Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan shtetasin : A.C, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 02.10.2017, rreth orës 10:50, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë të rendit, duke njoftuar se është grabitur nga persona të armatosur të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 500 000 lekë të reja.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas shumën prej 500 000 lekë të reja e ka lënë në disa pika bastesh.
Nga ana e shërbimeve të policisë janë dokumentuar dhe ambientet se ku ky shtetas ka humbur këtë shumë lekësh duke luajtur në disa pika bastesh sportive.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Kallzim i rremë në organet e policisë", parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.
/ TPZ.AL /