TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së që do të drejtojë komisionin hetimor për çështjen e trafikut të drogës ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jetë Edi Paloka.
Ky komision hetimor parlamentar përbehet nga 11 deputetë dhe do të kontrollojë veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton ish-Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Po ashtu do të verifikohet çdo lloj dyshimi për ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente te ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti.