AKTUALITET, 5 Mars 2018, 14:32

Berisha e zbulon në kuvend, ja funksioni i lartë që ka mbajtur në PS xhaxhai i Arbri Çekajt

Berisha e zbulon në kuvend, ja funksioni i lartë që ka mbajtur

Xhaxhai i Arbri Çekajt, pronarit të Arbri Garden, në furgonin e të cilit u gjetën 613 kg kokainë ka mbajtur postin e kryetarit të PS për Tropojën.

Këtë e ka bërë të ditur sot nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha.

“Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS për Tropojën dhe Arben (i drejtohet deputeti të PS Alket Hyseni) ju që shisni kryetarët ju qofshi, dikush tjetër që s’po e them emrin më ka ardh në antimiting mue me bustin e Enver Hoxhës në supe.

Shkoni pak te Erion Velija, sa para keni marrë nga ajo kompani?

Pra nëqoftëse merrni... Taulant Jaupi (i drejtohet Taulant Ballës) mbylle gojën dhe ndigjo këtu... Ti je një trafikant në Parlament, ti je një trafikant sot. Prisni, prisni, ca ndodh tani. Pasi e panë që u zbuluan kaluan të parin dhe natyrisht e them këtu punonjësi i ndërgjegjshëm i doganës, jo drejtori, bëri punën e tij.

Nga Livorno kishte ardhur njoftimi, Guardia di Finanza e ndjek trajektore nga Livorno në Maltë nga Malta në Durrës, hë Ervin (e ka me Ervin Bushatin e PS) ku shkoi ai më thuej mue, ku shkoi ai 9 ditë? Na thoni pak këtu? Donit t’i merrnit drogën?

Meqë gënjyet shqiptarët do ju lexoj një gjë shumë interesantë, përvec komunikatës së marinës kolumbiane kam fjalimin e ministrit të Kolumbisë (lexon deklaratën)

Ja qesh ai (për Ervin Bushatin). S’mund të përdoret mikrofoni për të gënjy shqiptarët”, tha Berisha por më pas iu hoq mikrofoni nga kreu i Kuvendit për shkak të tejkalimit të kohës.