AKTUALITET, 5 Mars 2018, 13:02

U dorëhoq për arsye personale, ndërpritet Vettingu për ish-gjyqtarin e Kushtetueses

U dorëhoq për arsye personale, ndërpritet Vettingu për

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot që të ndërpresë procesin e vlerësimit për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj.

Ky i fundit, që prej datës 31 janar ka dhënë dorëheqjen nga posti i gjyqtarit në Kushtetuese.

Pavarësisht se mandati i Besnik Ymerajt ende nuk kishte përfunduar, gjyqtari e ka argumentuar largimin e tij për arsye personale.

Dhe kësisoj, në kushtet kur një gjyqtar heq dorë nga funksionet e tij dhe nga angazhimi për të marrë pjesë në sektorin e drejtësisë, atëherë vettingu mbi të bëhet i panevojshëm.