AKTUALITET, 5 Mars 2018, 12:24

Kryemadhi thirrje të fortë Ramës, ja çfarë i kërkon

Kryemadhi thirrje të fortë Ramës,  ja çfarë i

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është drejtuar me një thirrje të fortë kryeministrit Rama. Jashtë sallës së Kuvendit në një prononcim për median, Kryemadhi teksa komentoi kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, i kërkoi Ramës “të distancohet, të marrë përsipër përgjegjësitë, të largohet sa më shpejt nga krimi”.

Sipas saj, kjo sasi kaq e madhe e kokainës, rekord jo vetëm në Shqipëri, “tregon mjerimi ku është zhytur vendi, e them se krimi i organizuar që ka zaptuar cdo institucion po kalbëzon cdo qelizë të familjes shqiptare dhe shtetit”- tha ajo.