AKTUALITET, 5 Mars 2018, 12:19

Deputeti Spahiu: Ja përse nuk ka rrezik nga mbipërdorimi i EURO-s

Deputeti Spahiu: Ja përse nuk ka rrezik nga mbipërdorimi i EURO-s

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu nu ke konsideron rrezik për ekonominë e vendit faktin e përdorimit në masë të EURO-s. Në një postim në Facebook Spahiu shprehet se rrezik mund të konsiderohet në këto momente investimet që bëhen përmes Bitcoin.

Postimi i Spahiut

Lexova një artikull për "rrezikun" që i kanoset ekonomisë nga gjoja mbipërdorimi i EURO-s.

Them që nuk ka asnjë rrezik, madje ekonomia jonë duhet të ketë vetëm një drejtim, atë të zëvendësimit të LEK-ut me EURO-n. Janë mjaft vende të rajonit që e kanë bërë me kohë si proces.

Në këto ditë, alerti i vetëm i njerëzve të shkencës ekonomike për investitorë dhe ekonomi duhet të jetë rreziku i investimeve në Cryptocurrency , BITCOIN, si më e njohura./TPZ.AL