TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kontrolli nga skaneri para marrjes së detyrës zbuloi mjetin e ndaluar që Hysni Nimet Mustafarai kishte fshehur në trup për ta futur në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë, më 2 mars 2018.
Mustafaraj kishte detyrën e punonjësit të policisë i rolit bazë në grupin e sigurisë dhe shoqërimit në këtë burg.
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë thote ne derklraten e saj se "Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara marrjes së shërbimit, iu gjet: Një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm". Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
