AKTUALITET, 5 Mars 2018, 10:48

Gjyakata rrëzon kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali: E ka kryer dënimin në Shqipëri

Gjyakata rrëzon kërkesën e prokurorisë për ekstradimin

Alket Hatiaj, njeriu që nga mediat italiane ka marrë epitetin si “Zot i drogës” pritet të lirohet së shpejti pasi Gjykata e Durrësit vendosi mos ektradimin e tij drejt Italisë.

Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e Alket Hatijas.

Gjyqtari Paulin Cera vendosi që të mos ekstradohet Alket Hatija, pasi është e njëjta çështje për të cilën Hatija është dënuar në Shqipëri.

Hatia nuk ishte prezent në sallë.

“Nuk lejohet kërkesa për ekstradim njeë pjesë e vreprave penale janë kryer neë Shqipqri ndaj jemi kundër ekstradimit te tij”, ka thënë Çera.

Sipas gjykatës, Hatija ka vuajtur 10 vite burg për të njëjtën vepër penale që është dënuar në Itali.