AKTUALITET, 5 Mars 2018, 11:22

VIDEO/ Nisin shkarkimet e HEC, rritet rreziku i pëmbytjeve në Shkodër

VIDEO/ Nisin shkarkimet e HEC, rritet rreziku i pëmbytjeve në

Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve disa zona të tëra në Shkodër rrezikojnë përmbytjet. Raportohet se situata është duke u rënduar, kjo edhe si pasojë e shkrirjes së borës në zonat malore.

Niveli i ujit ka arritur në liqenin e Fierzës ishte pranë pikës së rrezikut dhe u vendos hapja e portave të hidrocentralit.

Raportohet se shkarkimet janë në masën e 400 metrave kub për sekondë. Sipas informacioneve, prurjet janë rreth 1300 metër kub për sekondë.

Deri më tani është përmbytur fshati Obot, dhe sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në zonën e nënshkodrës. Deri më tani rreth 500 hektarë tokë gjenden në ujë, ndërsa rrezikojnë dhe përmbytjet e banesave.

Edhe parashikimet e motit për rinisjen e reshjeve të shiut nuk janë aspak të favorshme për të përballuar situatën.