AKTUALITET, 5 Mars 2018, 13:43

Zjarrëfikësit e Uzinës së Ballshit në protestë për pagat e pamarra

Zjarrëfikësit e Uzinës së Ballshit në protestë

Protesta serish ne Ballsh. Kësaj here në mënyrë të përsëritur janë Reparti i Zjarrëfikësve të Uzinës së Ballshit që kanë protestuar sot, pasi kanë muaj pa marrë pagat. Mosparaqitja e tyre në punë sjell rrezik nëse ka avari në reparte me lende djegëse.

43 punonjësit e zjarrëfikëses kanë protyestura përpara portës së vendit të tyre të punës. "Nuk marrim rrogat për 3 muajt e 2018 dhe 15 rroga te tjera gjatë viteve 2015-2016" janë shprehur ata duke kembëngulur në realizmin e kërkesës së tyre.