AKTUALITET, 5 Mars 2018, 13:49

VIDEO/ Taulant Gjura, Hoxha apo çfarë tjetër, epitetet e Berishës për Ballën

VIDEO/ Taulant Gjura, Hoxha apo çfarë tjetër, epitetet e

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në Kuvend është shprehur se Taulant Balla është njeriu i lidhur kokë e këmbë me trafikun e drogës në Shqipëri.

Ish-kryeministri i ka vënë disa epitete Ballës, duke e lidhur me trafikantët e kokainës.

Ja çfarë tha ish-kryeministri Sali Berisha:

Taulant Balla mund të përdorni për të, mbiemrat që vijojnë.

Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatike kalon Fatos Gjurën, një nga narkotrafikatët kryesor të heroinës, në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë.

Taulant Gjura mund të quhet, Taulant Hoxha, jo sepse këndonte këngë për Enverin, por sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha.

Taulant Hoxha, mund të quhet si trajner i klubit sportiv të Librazhdit, e arrestuar tek ura. Nëse ka njeri këtu me histori këmbë e kokë droge është pikërisht Taulant Gjura, Hoxha apo trajnerit.