AKTUALITET, 5 Mars 2018, 11:10

U vra për të ndaluar grabitësit, Meta i jep “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” heroit fierak

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar fierakun Agur Vrenozin (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Kujtojmë këtu se 54-vjeçari mbeti i vrarë, pasi tentoi të ndihmonte pronarin e pikës së këmbimit valutor në Fier.  E ndërsa përleshej me hajdutët, vernozi dëgjoi ulërima mori një karrige dhe u gjuajti hajdutëve. Por, ata nga paniku qëlluan me kallashnikov, duke e plagosur rëndë Vrenozin, i cili gjeti vdekjen në spital një ditë më pas.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i akordoi sot 5 mars 2018, me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare”.