TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa një 10 vjeçar nga Tepelena, i cili ndodhej prej ditësh me gjendje gripale ndërroi jetë.
Babai i 10-vjeçarit ka rrëfyer momentet e fundit të të birit dhe problemet e tij shëndetësore, ndërsa thekson se i vdiq në krahë. Ai ka treguar se i biri vuante nga migrena prej 1 viti e gjysmë dhe kurohej për të.
“Djali prej një viti e gjysmë vuante nga migrena. Ne e çuam me temperaturë 39 në spital, ata i bënë një gjilpërë dhe pastaj i zbriti në 36. Mjekët e spitalit të Tepelenës më thanë ta dërgoj në Gjirokastër, por unë nuk e çova. Nuk e çova sepse ai u bë më mirë. filloi të më fliste. Hëngri bukë, nusja i dha ilaçet e migrenës. Nga ora 4:00 e mëngjesit, ai ishte shumë sëmurë dhe tek shkallët më vdiq. Nuk arrita ta çoj deri në spital, me vdiq në krahë, në shpatullat e mia. Nuk kanë faj mjekët”, – ka thënë babai i 10-vjeçarit.
Ndërsa mjekja Ina Lulo ka thënë se fëmija kishte dy ditë me gjendje gripale. Ajo ka bërë të ditur se 10-vjeçari u largua me konsensusin e familjarëve me gjendje të mirë.
“Fëmija mbërriti para dy ditësh rreth orës 9:30. Pas mjekimit ai është larguar me gjendje të mirë, me konsesusin e familjarëve. Ndërkohë që sot u paraqitur me fëmijën të vdekur dhe pa shenja jete. 10-vjeçari vuante dhe nga sëmundje të tjera, migrena dhe meningjiti”, – ka thënë ndër të tjera mjekja Ina Lulo.