AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 18:16

Pas marrjes në pyetje të Tahirit, prokurorët nisen drejt Italisë për të tjera prova

Pas marrjes në pyetje të Tahirit, prokurorët nisen drejt

Prej mëse dy orësh Saimir Tahiri ka dhënë deponimet e tij në prokurorinë e krimeve të rënda, duke deklaruar edhe një herë versionin e tij përpara prokurorëve, se ai nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, përveçse faktit se u ka shitur makinën e tij “Audi”.

Por teksa Tahiri jepte variantet e tij, dy nga prokurorët e çështjes janë bërë gati për të udhëtuar drejt Italisë, aty ku ata do të takojnë prokurorët e Katanias, të cilët kanë kryer dhe përgjimet e grupit kriminal të Moisi Habilajt. Mësohet se prokurorët shqiptarë do të shkojnë shumë shpejt në Itali për të siguruar të tjera prova që mund të hedhin dritë mbi dosjen e Tahirit.