TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar se mbrëmjen e sotme, do të flasë në emisionin "Zone e Lirë", të cilin ai e quan një kazan jo toksik, ndryshe nga emisionet e tjera të cilat i konsideron si "degradim të klubeve të katundit mediatik".
Pas sulmit që u bëri mediave para pak ditësh, Edi Rama po vazhdon me përpjekjen e tij për të shmangur vëmendjen nga skandali i madh që ka plasur me ish ministrin e tij të brendshëm, skandal që po i rrezikon seriozisht qeverinë e tij. Sot ai do të shfaqet në "Zonë e Lirë", një program ku kryeministri do të flasë i shpenguar dhe do të bëjë përpjekje maksimale për të lënë në hije skandalin Tahiri, me gjasë duke vazhduar sulmet ndaj mediave, duke vendosur ndonjë yll në xhaketë, apo duke përdorur ndonjë metodë të re nga ato që gatuhen në zyrat e veta të propagandës.
TPZ.AL