AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 14:37

Ngjela: Filloi Vetingu... bëhuni gati Kryeministra e kryegjyqtarë!

Avokati i njohur Spartak Ngjela e vlerësoi si një kohë të “rëndësie historike” procesin e Vetingut.

“E menduan kohën lineare, dhe politikën si interes të tyre personal. Krijuan para dhe prona me fondet e shtetit, duke u tallur me shqiptarët. Presidentë; Kryeministra; Ministra; Kryegjyqtarë; Gjyqtarë; Kyeprokurorë; Prokurorë, do të kalojnë në kontroll pasuror të kualifikuar”, shkruan ish-deputeti në faqen e tij në Facebook.

Filloi Procesi i Vetingut

Është kohë e një rëndësie historike.

Heronjtë janë të lodhur.

E menduan kohën lineare, dhe politikën si interes të tyre personal.

Krijuan para dhe prona me fondet e shtetit, duke u tallur me shqiptarët.

Tani mendojnë të bllokojnë procesin.

Bllokimi është pamundësi absolute.

Do kalojnë në kontroll pasuror të kualifikuar:

Presidentë;

Kryeministra;

Ministra

Kryegjyqtarë;

Gjyqtarë;

Kyeprokurorë;

Prokurorë;

Që të gjithë nën një mbikëqyrje të ekspertizës ndërkombëtarë.

Të shohim sa do t'iu lënë.

Gjithsesi, pas kësaj fillon funksionimi i ligjit dhe i normalitetit në qeverisje.

Shqiptarët po hyjnë në epokën e humbur që me largimin e Princ Vidit nga Shqipëria.