TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një staf prej 25 personash do të merret në Kryeministri me shqyrtimin e letrave të qytetarëve dhe kthimin e përgjigjeve.
Kjo është ajo që kërkon Kryeministri Rama në kuadër të platformës për bashkëqeverisje.
“Ajo çka nuk ka funksionuar deri më sot në gjithë këtë histori, duke nisur nga kjo godinë është kjo që nuk është arritur që as godina më e rëndësishme e institucionit shqiptar t’u japë njerëzve përgjigje për mijëra e mijëra ankesa” - tha Rama.
Sipas kreut të Qeverisë, për këto poste kishin aplikuar 800 kandidatë, prej të cilëve u seleksionuan 120 kandidatë, nga të cilët u përzgjodhën 25, që veçoi dhe një nga Indonezia.
“Të gjitha denoncimet në media janë të mirëseardhura, por kjo platformë të krijon mundësinë për të zgjidhur problemin direkt. Përmes kësaj platformë njerëzit marrin një ‘armë’ për të luftuar për të drejtat e tyre. Përmes kësaj platforme çdo zyrtar do ketë të qartë se çdo qytetar është një anëtar i këtij koalicioni dhe do ketë përgjegjësi”- tha Rama (Tpz.al)
