AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 13:18

Prokuroria thërret në pyetje Tahirin, ja përgjigja e ish Ministrit

Prokuroria thërret në pyetje Tahirin, ja përgjigja e ish

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Tahiri do të paraqitet sot në orën 14:00 në Prokurorinë për Krimet e Rënda ku do të ketë një takim me prokurorët e çështjes së tij.

Një ditë më parë, 4 oficerë të policisë gjyqësore kontrolluan banesën e ish-ministrit për disa orë me radhë. Kujtojmë se ditën e parë pas publikimit të përgjimeve të grupit “Habilaj”, Tahiri kërkoi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla por që nuk u realizua kurrë.

Tahiri ka deklaruar më parë se nuk ka asnjë ore kohë për të humbur duke i kërkuar prokurorisë së Krimeve të Rënda të përshpejtojë procesin për zbardhjen e së vërtetës.