AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 13:18

Basha: Azemi Hajdari na mësoi se, liria nuk është dhuratë

Basha: Azemi Hajdari na mësoi se, liria nuk është dhuratë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha gjatë përurimit së shtatores së ish-liderit demokrat Azem Hajdari në Bajram Curri se, “Azemi e shënoi hapjen e epokës së re të demokracisë shqiptare”.

“Këto male e di, janë plot me heroizëm dhe lavdi shqiptare që shkon thellë në histori. Azem Hajdari është heroi më i ri, është një majë e lartë e këtij panteoni të historisë sonë. Ky është Azemi i pavdekshëm i mendjeve dhe zemrave. Do ta keni në mesin tuaj, do të zgjoheni dhe ngryseni me të. Tropoja është sot më e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit”, - tha Basha.

“Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Si udhëheqës politik Azem Hajdari i përket PDSH-së, themelues dhe kryetar i parë i të cilës qe”, theksoi Basha.

“Kujtimi i ndritur i Azem Hajdarit vjen me mesazhin e gjallë dhe frymëzues se liria nuk është një dhuratë e përjetshme. Liria iu përket atyre që e duan dhe çmojnë si më të shtrenjtën gjë në jetë. Liria shërbehet me përkushtim e sakrifica, fitohet me mundim e sakrifica. Liria është mision për drejtuesit politik”, tha kryetari i PD-së. (Tpz.al)