TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Djali i vogël i Azem Hajdarit, edhe ai me emrin Azem, mbajti një fjalë shumë të ndjerë gjatë ceremonisë së përurimit të monumentit të të atit të tij në Tropojë, duke u kërkuar të gjithë të rinjve shqiptarë të ndjekin ëndrrën e babait të tij.
“Zoti i nderuar Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha folën përpara meje për imazhin e babait tim. Dua ta shfrytëzoj këtë rast, për të thënë që, çdo adoleshent si unë, me një ëndërr si babai im, meqë jemi në vendin ku ai lindi, të frymëzohet nga ky imazh, nga ky monument, nga ky person, që sot nuk jeton, por ka lënë një shembull, një imazh dhe simbol prapa”.
Djali i Azem Hajdarit falënderoi të gjithë pjesëmarrësit. “Me të vërtetë ka shumë rëndësi për mua sot. Sot, babai ishte në këtë vend kur u nis për në Universitetin e Tiranës për të filluar studimet, dhe dua ta ndaj këtë moment me ju. Dua të them se edhe unë do të jem këtu, për t'i shërbyer vendit dhe kombit tim”, tha Azemi i ri, i cili meritoi duatrokitjet e të pranishmëve dhe një përqafim të ngrohtë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.