TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kirurgët në kryeqytetin indian, Delhi, kanë ndarë djemtë binjakë të cilët lindën të bashkuar në majat e kokave të tyre.
2-vjeçari Jaga dhe Kalia iu nënshtruan 16 orëve ndërhyrjes kirurgjikale dhe tani të dy vogëlushët janë në kujdesin intensiv, thanë mjekët.
Ky operacion u krye nën vëzhgimin e një ekipi prej 30 mjekësh, i pari operacion i këtij lloji në indi, në një spital shtetëror.
Djemtë kanë lindur me enë të gjakut dhe inde të trurit, një kusht shumë i rrallë që ndodh një herë në rreth tre milionë lindje dhe 50% e të prekurve vdesin brenda 24 orëve, thonë mjekët.
Të dy fëmijët kanë edhe çështje të tjera shëndetësore. Ndërsa Jaga ka probleme me zemër, Kalia ka probleme në veshka, raportojnë mjekët.