TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për më shumë se dy orë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dëshmuar në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda në lidhje me dosjen “Habilaj”.
"Dua të falënderoj prokurorët që morën parasysh kërkesën time për të pasur një hetim sa më të shpejtë në kohë, sa më të gjithanshëm dhe sa më objektiv. Me kërkesën time u paraqita për të dhënë shpjegimet e mia dhe për të shprehur gatishmërinë sot dhe kurdoherë, deri në fund me çdo mjet timin dhe disponibilitetin tim personal për t’iu përgjigjur çdo kërkesë të prokurorisë.
I pyetur se çfarë sekuestroi dje në banesë grupi i hetimit, Tahiri tha:
“Unë nuk kam ndërmend ta bëj betejën time për drejtësi para jush apo akoma më keq ta kthej në një histori debati politik. Unë them që debati politik lidhur me këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam para drejtësisë dhe shqiptarëve”, tha deputeti për mediet.
Ish-Ministri i Brendshëm u tregua diplomatik rreth pyetjeve të prokurorëve dhe nëse këta të fundit e njohën atë me prova të reja kundër tij,
"Do ju kërkoja që atë që bëra me prokurorët brenda të mos e bëja edhe këtu se është punë e dyfishtë. Të jeni të bindur se unë jam tërësisht i disponueshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje. Do përpiqem gjithçka jam dhe me gjithçka kam për ti shkuar deri në fund të drejtës sime dhe të vërtetës “, tha ish-ministri i Brendshëm, Tahiri.