AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 14:29

Tahiri shkon me “jakë të ngritur” në Prokurori (Fotot)

I veshur me një xhaketë ku spikati jaka e ngritur dhe i shoqëruar me dy avokatë: Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tabiri, u paraqit sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ai akuzohet për trafik droge dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë.

Deputeti Saimir Tahiri po hetohet pas përgjimeve italiane të bandës së Habilajve, ku një prej të arrestuarve në Itali ka përmendur edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm.

Tahiri ka pranuar që ka lidhje të largët familjare me Habilajt, por mohon përfshirjen e tij në këtë grup kriminal.