TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" dhe ka folur për mënyrën se si Edi Rama po e përjeton skandalin Tahiri dhe veprimet e tij konfuze gjatë kësaj jave.
Sipas Bushatit, Ramën e ka pushtuar ankthi, sepse ai nuk e di çfarë informacionesh ka prokuroria për Tahirin, prandaj edhe fjalimi i tij përpara parlamentarëve të majtë kishte konfuzion dhe ambiguitet. Ai nuk e di a duhet ta mbrojë apo ta lëshojë Tahirin.
Sipas Bushatit, Rama e ka patur mbi tryezë dosjen e Tahirit dhe kjo është arsyeja përse nuk e bëri ministër, pavarësisht suksesit të Tahirit në Tiranë, ku PS mori 18 mandate.
TPZ.AL