TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e përshëndeti me një letër kuptimplote përurimin e shtatores në Bajram Curri të udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, Heroit të Demokracisë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari.
Mesazhi i Presidentit Meta iu përcoll të pranishmëve nga Këshilltari Ushtarak i Tij, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj.
Në mesazhin e tij Meta thekson se vendosja e monumentit të Azem Hajdarit në vendlindjen e tij është gjë gjest fisnik mirënjohje.
“Portreti i Azemit do mbetet përgjithmonë tribuni i dashur për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike”, shkruante në letrën e tij Presidenti i Republikës.(Tpz.al)
