TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Honolulu është qyteti më i madh amerikan me më shumë këmbësor, të cilët ndeshen rrugëve dhe që është i pari qytet që ka miratuar ligjin për mos përdorimin e telefonit kur ecën rrugës.
Autoritetet në qytetin e Havai kanë miratuar një ligj i cili dënon qoftë dhe shikimin në ekranin e telefonit tuaj kur kalon në rrugë. Dënimi përfshin një gjobë rreth shumës 15 – 35 dollarë, ndërsa shkelësit e përsëritur, mund të gjobiten deri në 99 dollarw, raporton KHNL Hawaii News Now.
"Për arsye të dukshme, sytë tuaj nuk janë aty ku duhet të jenë dhe i vë të gjithë në rrezik. Vetëm duke shikuar një tekst, ju mund t'i largoni sytë nga rruga për pesë sekonda", tha James Shyer nga Policia e Honolulu.
Këmbësorët, megjithatë, do të jenë ende në gjendje të flasin nw celularë teksa kalojnë rrugën dhe ekziston një përjashtim për ata që shohin pajisjen e tyre për të bërë një telefonatë emergjente, thotë transmetuesi amerikan NPR.
Qyteti nënshkroi ligjin për shëtitjen e shpërqendruar në korrik dhe ka pasur një periudhë tre-mujore për të inkurajuar qytetarët që të largohen nga zakoni.
Në atë kohë, kryebashkiaku Kirk Caldwell tha se Honolulu mbante "dallimin e pafat për të qenë një qytet i madh me më shumë këmbësorë që u goditën në kryqëzime - veçanërisht të moshuarit - sesa pothuajse çdo qytet tjetër në vend". tpz.al