AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 11:15

Bushati kopjon shefin, ironi me gazetarët: Shqipëria, më e bukur se kronikat e lajmeve

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u tregua cinik me gazetarët gjatë një postimi të tij në “Facebook”, duke shkuar se “Shqipëria është më e bukur se kronikat e lajmeve apo debatet e parlamentit”.

Ministri i Jashtëm ruan kështu linjën e “shefit” Edi Rama në raport me medien.

STATUSI I MINISTRIT

“Shqipëria është më e bukur se kronikat e lajmeve apo debatet e parlamentit. Fotografitë e shkrepura nga njerëzit e zakonshëm, shqiptarë apo të huaj, flasin më qartë se sa sherrnajat për efikasitetin e programit të Rilindjes Urbane. #ColoursofAlbania”