AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 10:51

Trafiku i heroinës dhe kokainës, tre të arrestuar, ndalohet edhe një femër

Trafiku i heroinës dhe kokainës, tre të arrestuar, ndalohet edhe

Dy operacione antidrogë të koduara "Vazhdimësia" dhe "Mafsheq" nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës u finalizuan me arrestimin në flagrancë të Nderim Monës (52 vjeç) dhe Arjan Abdylit (20 vjeç), të dy banues në Durrës si dhe të Lik Kabilit (64 vjeç), banues në Krujë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Alfred Çepe, në këto operacione janë sekuestruar heroinë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe aparate celularë.

Gjithshtu, policia vendore nisi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases E.R (31 vjeçe) banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 117 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, dhe 18 doza; 1 peshore elektronike, 40 000 lekë të reja dhe 11 aparate telefoni celularë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lik Kabili dhe territorin përreth banesës së tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg e 450 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 5 thasë. (Tpz.al)