AKTUALITET, 9 Tetor 2017, 21:03

Humbje dinjitoze me Italinë, e mbyllim në vendin e tretë Botërorin

Një gol i realizuar nga sulmuesi i Interit, Kandreva, i siguroi një fitore të ngushtë 0-1 Italisë ndaj një Shqipërie që u paraqit në mënyrë dinjitoze ndaj 4-herë kampionëve të Botës. Pavarësisht, humbjes – e dyta rresht pas asaj të Spanjës, “Shqipëria e Panuçit", shfaqi një karakter sulmues dhe e goditi disa herë portën e Bufonit. Me këtë ndeshje u mbyll dhe fushata kualifikuese e Botërorit “Rusi 2018”, me Shqipërinë që u rendit përfundimisht e treta në grupin B.  

SHQIPËRI-ITALI 0-1

Shënues: /Kandreva 73'

E hënë, 9 tetor 2017, ora 20:45 Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Mavraj, Basha (68' Lila), Memushaj, Grezda, Kaçe, Roshi, Sadiku. Trajner: K.Panuçi Italia: Bufon, Kielini, Darmian (60'Zapakosta), Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje, Imobile, Eder Trajner: Xh.Ventura

MINUTE PAS MINUTE

[video width="476" height="278" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-09-at-22-19-25.mp4"][/video] 73' Spinacola kroson nga e majta, askush nuk e ndal atë top dhe Kandreva shënon golin  për Italinë. [video width="472" height="298" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-09-at-22-09-39.mp4"][/video] 64′-Grezda lëshon një “predhë” nga jashtë zonës, Bufon grushton, më pas Bonuçi e largon në këndore. [video width="498" height="312" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-09-at-21-55-51.mp4"][/video] 46′ Shqipëria e nis në sulm pjesën e parë, gjuan Odise Roshi nga jashtë zone, Bufon grushton topin në goditje këndi. 46’ Nis Pjesa e dytë

Statistikat e pjesës së parë

  [video width="492" height="286" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-09-at-21-18-10.mp4"][/video] 27′-Roshi pason për Armando Sadiku, tenton nga distanca, por pret Bufon. [video width="494" height="292" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-09-at-21-12-54.mp4"][/video] 20' Spinazzola kalon Hysajn në duel shpejtësie, hedh një top në qendër, por largon Veseli. [video width="496" height="274" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/2017-10-09-at-21-10-40.mp4"][/video] 10′-Grezda godet fort nga distanca, Bufon zgjatet e arrin topin, por në dy kohë me vështirësi.