AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 18:27

Liga Profesioniste, klubet zgjedhin Edvin Libohovën president

Liga Profesioniste, klubet zgjedhin Edvin Libohovën president

Klubet e Superiores kanë vendosur të hedhin hapin e radhës për funksionimin e Ligës Profesioniste, duke zgjedhur si president të saj Edvin Libohovën, zv.presidentin aktual të FSHF-së.

Në mbledhjen e radhës të klubeve të Kategorisë Superiores, u votua në unanimitet që Libohova, një personazh i angazhuar vitet e fundit në strukturat e federatës dhe me aftësi menaxheriale, pasi është ekspert i ekonomisë dhe sistemit bankar, të zbatojë planin për funksionin e Ligës, si një njeri i paanshëm.

Kujtojmë që ka qenë pikërisht Edvin Libohova personi është është angazhuar me hartimin e projektit të Ligës Profesioniste disa vite më parë.

Mbetet për t’u parë nëse Libohova do të heqë dorë nga funksionet që ka në Federatë, derisa pozicioni i presidentit të Ligës Profesionistë si anëtar i KE të përcaktohet në statutin e FSHF-së.