TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët, të ndarë në katër grupe kanë bllokuar rrugët më kryesore në Tiranë, duke shtuar kështu trafikun. Vendosja e një pjese të tyre në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, ka sjellë bllokim të trafikut që në hyrje të Tiranës.
Makinat dhe autobusët e ardhur nga rrethet janë përballur me radhët e gjata dhe vargun e makinave, duke mos ditur se për sa kohë mund të qëndrojnë të bllokuar.
Studentët, pas refuzimit nga kryeministri për realizimin e tetë pikave pa dialog, kanë zgjedhur ta përshkallëzojnë protestën në këtë formë duke ngrirë të gjithë lëvizjet në qytet.