AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 17:42

Dhori Kule takim me studentët, dekani u shmanget të gjitha pyetjeve

Dhori Kule takim me studentët, dekani u shmanget të gjitha pyetjeve

Studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 13-të të tyre, ndërsa pasi nuk morën përgjigje nga kryeministri vendosën që ta përshkallëzonin atë, duke bllokuar disa prej pikave kryesore të kryeqytetit.

Një pjesë prej studentëve u zhvendosën në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, duke bllokuar kështu kalimin e mjeteve.

Por ndërsa një pjesë e studentëve protestonë, mësohet se një pjesë tjetër nga Fakulteti Ekonomik, po zhvillojnë një takim me dekanin Dhori Kule.

Burime thanë për “Faxweb.al”, se studentët i kanë adresuar një sërë pyetjesh dekanit Kule, si për shpenzimet për fakultetin, rritjen e tarifave etj., por kanë hasur në shmangien e Dekanit.

Mësohet se Dhori Kule u është shmangur të gjitha pyetjeve, ndërkohë pak më parë pedagogu Redi Muçi, publikoi lajmin për një takim të Kryeministrit Rama në ambientet e Fakultetit të Geologjisë, ndërsa u bënte thirrje kolegëve të tij të mos merrnin pjesë pasi nëpërkëmbënin dinjitetin e tyre.

Kujtojmë se ky takim vjen pas 13 ditësh protestë të studentëve, ndërsa sot ata kanë bllokuar disa prej pikave kyqe të kryeqytetit, duke shkaktuar kaos në qarkullim.