AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 17:36

Protesta/ Duka: Krenare për studentët e mi, ja si zgjidhet ngërçi

Protesta/ Duka: Krenare për studentët e mi, ja si zgjidhet

Pedagogia e historisë dhe njëherësh deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka folur për protestën e studentëve.

Ajo u shpreh se në rast se kryeministri Edi Rama nuk do të plotësojë kushtet, protesta e studentëve pritet të përshkallëzohet.

Gjithashtu Duka theksoi faktin se problemi kryesor në të gjithë këtë ngërç është ligji i arsimit të lartë, ndërsa shtoi se kërkesat e studentëve nuk mund të zgjidhen pa ndryshuar më parë atë.

“Në fakt është një nga protesta më të bukura dhe më madhështore. Kjo është një kërkesë me kërkesa politike, por jo partiake. Nëse nuk realizohet, kjo protestë mund të përshkallëzohet.

Unë kam qenë në fakultet ku është diskutuar ligji i arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë e shihte studentin jo vetëm si studentë, por edhe si klient.

Dikur në ligjin 2008 në fakultet vinte fondi i pakushtëzuar, sipas ligjit të ri krijohen 5 agjencia të tjetra, që nuk varen nga fakulteti, por nga ministria. Për dijeninë time ose janë krijuar ose janë krijuar, ose s’janë efektive. Dialogu është e drejta e studentëve se si do vendosin, kryeministri duhet të dalë dhe t’ju thotë shqiptarëve: Kjo reformë në arsimin e lartë dështoi. Po nuk u ndryshua ligji”, tha Duka.

Në fjalën e saj, mes tjerash deputetja e selisë blu përmendi faktin se është krenare për studentët, të cilët shfaqen shumë të artikuluar kur flasin në studiot e ndryshme televizive.

Ajo tha se PD-ja do t’iu bëjë thirrje mbështetësve të saj, që të dalin në rrugë për të mbështetur studentët duke shtuar se kontributi i tyre do ta bëjë nesër Shqipërinë më të mirë seç mund të jetë në këto momente.

“Studentët tanë më vjen mirë se si artikulohen. Janë shumë koheziv dhe jam shumë krenare. Të gjithë janë të bashkuar në realizimin e 8 kërkesave të tyre. Unë mendoj se vërtetë shkëndija e protestë, që nisi tek arkitektura. Ajo ishte shkëndija, arsyeja kryesore e protestës është varfëria e shqiptarëve. Familjet shqiptare janë shumë të varfra. Vendi sot ka një varfëri shumë të madh.

Nëse do të vijohet me këtë, Shqipëria do të ketë një shtresë të pasur dhe një shtresë të varfër. Duhet të rritet financimi nga buxheti i shtetit për arsimin dhe universitetin publik. Ndryshe, universitetet publike do të shkojnë drejt kolapsit. Ne diskutuam gjerësisht në grupin parlamentar.

Do t’iu bëjmë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve tanë që të dalin në rrugë dhe të mbështesin protestën e studentëve. Jam e bindur se Shqipëria e nesërme do të jetë më e mirë se Shqipëria e sotme”, tha mes tjerash Duka.