AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 17:53

Projekti korruptiv/ Banorët e Unazës së Re: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

Projekti korruptiv/ Banorët e Unazës së Re: E duam

Banorët e Unazës së Re, janë mbledhur sërish ditën e sotme për të protestuar kundër projektit të “Unazës së Madhe”, projekt ky me një sërë problemesh ligjore.

Edhe në ditën e 44-t, banorët i kanë bërë thirrje Ramës që të tërhiqet nga projekti pasi ata do të vijojnë me protesta deri në fund.

‘O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re’, ‘Qeveri hajdute’, ‘Edvin hajdut, kazan, legen’, ‘E duam Shqipërinë, pa Edi Ramën’, këto ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.

Kujtojmë se tashmë banorët nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim, por anulim të plotë të projektit.

Një banor u shpreh se shembja e shtëpive të tyre nuk mund të ndodhë, ndërsa sipas tij këtë nuk e bën asnjë vend demokratike. Ai u shpreh se këto veprime janë nga “regjimi i Rusisë”.