AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 18:20

Hasa: Pse refuzojmë dialogun me kryeministrin. Ja pika kyçe që i hap rrugë plotësimit të gjitha kërkesave

Hasa: Pse refuzojmë dialogun me kryeministrin. Ja pika kyçe që

Studentja Gresa Hasa thotë se protesta do të vazhdojë deri në fund, dhe është kryeministri ai që do të tërhiqet dhe do plotësojë kërkesat e studentëve.

Hasa u shpreh në ‘Fax News’ se është kryeministri ai që e ka vrarë dialogun me kohë, pasi kur u miratua ligji për arsimin e lartë, studentët, pedagogët e tjerë kërkuan dialog por nuk u dëgjuan, por u fyen e dhunuan.

Ajo argumentoi se këto problem në jetën universitare I shkaktoi pikërisht lifji për arsimin e lartë, dhe tërheqja e këtij lifji është pika kyçe për plotësimin e 8 kërkesave studentore.

“Ai nuk ka ndërmarrë asnjë hap, do duhet të tërhiqet ligji për arsimin e lartë. Ka kaluar ligji në parlament nëpërmjet peticioneve, protestave të atyre që e kundërshtuan , por ata janë dhunuar sharë e ofenduar.

Kryeministri sot kërkon dialog, por dialogun e ka vrarë ai. Çështja kryesore është tërheqja e ligjit për arsimin e lartë”, ndërsa citoi nenin 6, 7 dhe 14 të këtij lifji që sipas saj rrisnin tarifat për arsimin.

“Reforma synonte rritjen e tarifave dhe me rritjen e tarifave bëhet gjithnjë e më ipamundur arsimi.

Favorizohet privati, jo masa e gjerë studentore që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat, jo me të marrin kredi që të paguajnë.

Kryeministri e ka të qartë, se është iniciatori i kësaj reforme kjo është mënyra se si do ta kalojë ai kohën që të mos ndërmarrë këtë masë. Nuk ka dialog se dialogun e ka vrarë kryeministri. Që kur është miratuar reforma studentët kanë kërkuart dialog por ai i ka ofenduar, është sjellë si despot. Nuk ka për të dalë këtë herë kapriçoja e qeverisë. Është kaq e thjeshtë situata, të tërhiqet ligji për arsimin e lartë.

Nuk do të tërhiqen studentët, i vetmi që do të tërhiqet është kryeministri Rama dhe protesta vetëm do të përshkallëzohet. Ka patur bojkot të mësimit, madje në disa nga universitetet kanë vendosur dhe shiritat.

Pjesëmarrja? “Të shtunën e të dielën studentët largohen nga Tirana. Sot ka patur një tjetër masivitet të protestës dhe disa nga rrugët kryesore të qytetit kanë qenë të bllokuara.

Studentët e kanë bërë të qartë se nuk duan dialog e negociata por kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre”, u shpreh Hasa.

E pyetur në lidhje me takimin që po mban me studentët dekani Dhori Kule, Hasa u shpreh se Kule do duhej të ishte larguar pasi është një ndër emrat e përfolujr për korrupsion.

“Nëse doni mendimin tim personal, e konsideroj absurde dhe krejtësisht të kotë një thirrje nga Dhori Kule, i cili është një nga emrat më të përfolur për korrupsion.

Është një marrëzi kërkesa e tij drejtuar studentëve për dialog, por nëse ai ka dëshirë për dialog, studentët i ka te sheshi, le të zbresë e të dialogojë.

Nuk jam kundër diskutimit, sepse sot në orën 8 ka pasur një mbledhje tek fakulteti i Shkencave Sociale, ku kanë qenë studentët ata që kanë moderuar dhe drejtuar të gjithë diskutimin”, theksoi Gresa Hasa në ‘Fax News’.