AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 16:58

Bllokimi i “Zogut të Zi” nga studentët (FOTOT)

Studentët për të 13 ditë radhazi kanë vijuar protestën e tyre, përpara Kryeministrisë, duke kërkuar që të plotësohen 8 kërkesat e tyre.

Studentët vijojnë të mbajnë të bllokuar disa nga rrugët kryesore të Tiranës, duke krijuar kështu një trafik shumë të rënduar. Siç shihet dhe nga fotot e LSA, radha e makinave është shumë e madhe.