AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 17:15

Video/ Vazhdon protesta e banorëve tek Unaza e Re kundër projektit korruptiv të qeverisë

Video/  Vazhdon protesta e banorëve tek Unaza e Re kundër projektit

Vazhdon protesta e banorëve tek “Unaza e Re”. Ata protestojnë kundër projektit korruptiv të qeverisë. Të pranishëm janë edhe deputetë të opozitës.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë “pallatit me shigjeta”.

Protestuesit hodhën akuza e sharje edhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, dhe grupi i Partisë Demokratike në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga megavjedhja 40 milionë euro e qeverisë!